Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel foli për paketën anti-KÇK. Lleshaj tha se nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi.
“Nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi. Normalisht fillimi ka dinamikën e tij”- tha Lleshaj. Si u zgjodhën emrat?
“Unë nuk i zgjedh emrat. Jam ministër i Brendshëm. Të gjithë e dinë se kush janë, sepse ligji i ka përcaktuar mirë. Të gjithë personat që janë dënuar për vrasje, trafik narkotikësh, terrorizëm dhe kanë pasuri qësi justifkojnë” – tha Lleshaj.
A është e vërtetë që numri i personave që do merren nën hetim është 250? ‘Nuk ka rëndësi sa është numri. Numri mund të jetë 250, 300. Nuk ka rëndësi numri’- tha Lleshaj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...