Më datë 18 dhjetor, në ditën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve të Shqipërisë, Partia Demokratike e Sali Berishës do të dalë në protestë.
Ky vendim është marrë pas mbledhjes së Kryesisë. Protesta do të zhvillohet rreth orës 12:00.
Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve është parashikuar të diskutohet lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit si deputet të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit është person nën hetim sa i takon aferës së ish-klubit “Partizani”. Fillimisht ndaj kryedemokratit u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërsa tanimë SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”.
Theksojmë po ashtu se të Hënën e ardhshme, Berisha duhet të paraqitet në SPAK në orën 10:00./tvklan.al
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...