Ndërsa pritet të nisë vaksinimi në Vlorë ditën e enjte, janë gati tashmë 12 stenda në pallatin e sportit Flamurtari i cili është edhe vendi i përcaktuar për kryerjen vaksinimit.
Sakaq 50 infermier vaksinues dhe 6 mjekë kanë përfunduar trajnimin online dhe trajnimin fizik ditën e djeshme. Nesër pritet që vaksinimi të nisë me bluzat e bardha të Vlorës dhe Fierit ndërsa mbetet e paqartë kategoria tjetër me të cilën do të vijohet.
Ajo që konfirmohet nga drejtoria rajonale e operatorit të kujdesit shëndetësor në Vlorë është fakti që 1500 doza të vaksinës janë gati për rajonin e jugut. Për nisjen e vaksinimit pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama./TCH
Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...