Nuk bëhen shpesh propozime martese në studiot e emisioneve shqiptare.
Një prej atyre që me gjasa do të mbahet mend gjatë është propozimi që artisti kontravers, Arlindi, i bëri këngëtares së njohur Bleona, e cila prej vitesh tashmë jeton në SHBA ku po vazhdon karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë dhe kinematografi.
Pas ‘ankandit’ që Bleona hapi për bashkëshortin e saj potencial, i cili duhet t’i dhuronte një unazë të çmuar dhe të bënin 3 fëmijë, propozimi i parë u bë në studion e ‘Xing me Ermalin’ nga artisti në fjalë. Gjatë kohës që moderatori Ermal Mamaqi vazhdonte me intervistën me të ftuarin, papritur Bleona ktheu përgjigje duke thënë: “Jam duke u bërë gati për ‘Billboard Music Awards Latina’ në Majemi. Të bëj një video pak më vonë.
Thuaj atij vëllait që unaza është 10 milionë, jo lek, por dollarë. Por mua ma japin me ulje 9 milionë. Sa për fëmijët ata janë më të rëndësishëm se unaza, dhe ai nuk duket sikur ka nevojë për ndihmë sepse duket alamet çuni. Ku e psonise këtë? Love you! Bëj shaka. Thuaj Arlindit faleminderit faleminderit për konsideratën”, shkruan në mesazh Bleona. Më vonë gjatë emisionit, Arlindi tregoi se me këngëtaren njihej që në adoleshencë, periudhë gjatë së cilës e gjithë Tirana dhe Shqipëria e admironte sepse ajo kishte sjellë një stil tjetër në skenën shqiptare./Xing

FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...