Ngjarjet e fundit në Big Brother VIP Albania kanë sjellë një tjetër moment dramatik në shtëpi, pasi Vëllai i Madh ka dërguar një Zarf të Zi për Gjestin, si pasojë e shkeljes flagrante të rregullave.
Pas spekulimeve dhe diskutimeve të shumta në rrjete sociale mbi faktin se Gjesti ka kaluar murin e oborrit, më në fund produksioni ka konfirmuar këtë ngjarje me një vendim zyrtar, të komunikuar përmes zarfit të zi, i cili u lexua nga Kelly para gjithë banorëve.
Përmbajtja e zarfit të zi:
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi ai është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në ‘live’ do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”.
Ky vendim tregon qartë se produksioni ka marrë seriozisht veprimin e reperit nga Peja, megjithëse ende nuk dihet se çfarë mase do të merret kundër tij. Sipas rregullave të formatit, kalimi i perimetrit të shtëpisë përbën një shkelje të rëndë, e cila në rastet e mëparshme ka sjellë përjashtime të menjëhershme.
Ndërkohë, fansat në rrjetet sociale po spekulojnë mbi fatin e Gjestit në lojë, duke pritur vendimin përfundimtar që do të bëhet publik gjatë spektaklit të së shtunës. A do të përjashtohet ai nga gara apo do të marrë një penalizim më të lehtë? Kjo mbetet për t’u parë në natën ‘prime’. /Telegrafi/
“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë:...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...