Aktori Joaquin Phoenix do të bëhet baba për herë të parë. Ylli i “Joker” dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë në pritje të një bebushi.
Burime për Page Six thonë se aktorja është rreth muajit të 6-të të pritjes së shtazënisë dhe se shpesh është parë e veshur me rroba të gjera, për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.
Të njohur për privatësinë ekstreme, çifti e kanë kaluar pjesën më të madhe të kësaj periudhe në shtëpinë e tyre, në Los Angeles dhe ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre për shtatzëninë.
Rooney u fotografua për herë të fundit javën e kaluar në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, ndërkohë që në duar mbante një buqetë me lule.
Mara dhe Phoenix janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “Her” në 2013-in, por romanca e tyre lindi teksa u ribashkuan në 2018-ën për filmin Mary Magdalene. Pak kohë pas lidhjes ata nisën të bashkëjetonin dhe në qershor të 2019-ës, u fejuan./kohajone/

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund