Këngëtari Evans Rama është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Evans Rama humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Evans Rama ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare e në disa festivaleve kombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë si këngëtar që në fëmijëri, por u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në vitin 2005, në “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”. Evansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.
Festivalet ku ka marrë pjesë
Në Shtator 2006, pjesëmarrës në Mikrofoni i Artë 2006 me këngën “Dashuria Nuk Është Ëndërr”.
Në Nëntor 2006,në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.
Në Dhjetor 2006,në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata E Fundit”.
Në Shtator 2007, në Mikrofoni i Artë 2007 me këngën “Dua Te Ndryshoj”.
Në Dhjetor 2007, në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Drita E Hënës”.
Në Dhjetor 2010, Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Sonte”.
Në Qershor 2011, në Top Fest 8 me këngën “Ndoshta Kemi Për Te Thënë”.
Në Dhjetor 2011, në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Ti Nuk Mundesh”.
Në Dhjetor 2015, në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Flakë”.
Në Dhjetor 2017, në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Gjurmët”.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...