Valdrin Sahiti është një ndër kreatorët më të famshëm shqiptar edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Kreacionet e tij i kanë veshur shumë personalitete vendore, por edhe të huaja në ngjarje të ndryshme, shkruan portali arbresh.info
E së fundmi ai po kujdeset edhe për veshjen e presidentes së sapo zgjedhur, Vjosa Osmani.
Sahiti ka publikuar një foto në Instagram nga takimi me presidenten Osmani, ku ia ka dedikuar edhe disa fjalë shumë të bukura.

“Vajzat e kanë vendin vetëm ku ato dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka ato punojnë fort e me zell“, kanë qenë fjalët e Osmanit, të cilat Valdrini i transmetoi për ndjekësit e tij në Instagram.
Tutje, Sahiti theksoi se vajza e tij tashmë ka shembuj të ndryshëm të grave të suksesshme për të ndjekur, e që një ndër to është edhe presidentja në fjalë.
“Ky vend po ecën vetëm përpara! Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedhë për të ardhmen e saj. Askush, kurrë, nuk do ti tregojë se sa metra katrorë mund ti lejojë botës së saj të pafundme”, ka shkruar Valdrin Sahiti në Instagram.
Kujtojmë se, Presidentja Osmani në ditën e inaugurimit ia besoi dukjen Valdrinit. /arbresh.info/
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat