Trainkos ka njoftuar se ka pranuar pesë vagonë të udhëtarëve të riparuar me financim nga buxheti i Kosovës, në kuadër të projekteve kapitale të miratuara nga Ministria e Ekonomisë.
Sipas njoftimit, vagonët janë vendosur në parkun e kompanisë dhe, pas përfundimit të procedurave administrative nga ARH, do të lëshohen në operim.
“Ky investim i rëndësishëm do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe në fuqizimin e transportit hekurudhor si një alternativë e sigurt, e besueshme dhe efikase”, thuhet në njoftim .
Trainkos thekson se riparimi i tyre mundëson operimin e secilit vagon edhe për rreth 800 mijë kilometra shtesë, duke zgjatur jetën funksionale të tyre dhe duke rritur kapacitetet e transportit hekurudhor.
Kompania njoftoi gjithashtu se udhëtarët tashmë mund të paguajnë biletat edhe përmes POS-it me kartela bankare, duke lehtësuar procesin e pagesës gjatë udhëtimit.
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...