Tolgahan Sayisman është prekur nga Covid-19 dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është detyruar të shtrohet në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori turk, përmes një postimi në rrjete sociale. Ai është shprehur se ka vendosur të vazhdojë trajtimin në spital dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Almeda Abazi nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale. Kujtojmë se çifti janë në pritje të një fëmije të dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment, transmeton faxweb
Në janar të këtij viti, Almeda dhe Tolgahan zbuluan përmes rrjeteve sociale se do të bëheshin sërish prindër. Më pas në një festë të organizuar në shtëpi ata zbuluan gjininë e bebushit. Çifti treguan se do të bëhen prindër të një vajze dhe madje kanë vendosur që ta quajnë Alina. Almeda dhe Tolgahan janë dhe prindër të një djali 2-vjeçar, që e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...