Një aksident tragjik i ndodhur në Velipojë ka gjysmuar një familje.
Babai dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën ndërsa nëna dhe fëmija i madh i familjes po luftojnë me jetën.
Në aksidentin endodhur në aksin Shkodër-Velipojë humbën jetë një fëmijë 8 muajshe dhe një 5 vjeç.
Ky aksident ka prekur szemrën e moderatorit Ardit Gjebrea i cilii ka dedikuar një status në rrjetet sociale.
‘Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen. Çfarë dhimbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare! Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!’ ka shkruar moderatori në statusin e tij rreth ngjarjes tronditëse./express/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...