Joz Marku u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 4.
Kjo pas deklaratës së rëndë që bëri ndaj Gjestit pas spektaklit duke e quajtur ‘kopil shkine’.
Në Zarfin e Zi të mbërritur në shtëpi janë treguar edhe arsyet e përjashtimit të Jozefinit.
Vëllai i Madh thekson se kjo gjë nuk tolerohet dhe se këngëtari duhet ta lë menjëherë garën.
E derisa po përshëndetej me banorët, ai shkoi te banori nga Kosova dhe ia lëshoi sërish një fjalë.
“Ti nuk ke gjak shqiptari”, iu drejtua ai Gjestit.
Dalja e Jozit ka mërzitur banorët që kalonin më shumë kohë me të, veçanërisht Valbonën e Loredanën. /Telegrafi/
LEXO EDHE:
Zarfi i zi përjashton nga gara Jozin pas ofendimeve që ia bëri Gjestit
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...