Reperi i njohur Buta (Betim Januzi) është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Naim Ferati.
Sipas Feratit, Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e detyrimit për paraqitje.
“Buta lirohet nga paraburgimi. Është zëvendësuar masa paraprake me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor”, ka deklaruar avokati Naim Ferati për Telegrafin.
Kujtojmë se Buta ishte dërguar në paraburgim më 13 prill, kur Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Në raportimet e mëhershme në media, rasti lidhej me një incident të ndodhur në një vendparkim afër një lokali, ku gjatë një përleshjeje të çastit janë raportuar edhe lëndime trupore.
Telegrafi do të sjellë detaje të tjera lidhur me rastin, sapo të ketë informacione zyrtare shtesë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...