Xheneta Fetahu po vazhdon të komentojë akoma lojën e Gjestit dhe veprimet brenda Big Brother VIP Albania 4.
Ajo në “E diell” ka dhënë sërish opinione për banorin, e madje në një moment tha se ‘nuk di të lidhë dy fjalë’.
Kjo duket t’i ketë penguar motrës së Gjestit, Blerinës, e cila e ka kundërshtuar përmes rrjeteve sociale.

“Kur thonë që nuk di me i lidhë dy fjalë nuk di të flas edhe flasin të gjithë këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin nuk bëhet se për vete çka kanë me fol ose kujt me i interesu”, tha ajo.
Në një postim tjetër shtoi: “Kush po fol e kush po do me marrë famë me emrin e tjetrit në pamundësi që të bëjnë në emrin e vet”.

Modelja reagoi sërish duke postuar ‘Abetare’-n në Instagram ku thekson: “Ju sugjeroj ta blini një Abetare deri 2025 besoj që mësoni shkrimin dhe leximin”.
Gjesti ndërkaq është ende në atë format dhe një nga lojtarët më aktiv, duke shkaktuar situata të ndryshme. /Telegrafi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...