Dihet tashmë që Dua Lipa dhe Rita Ora nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me njëra-tjetrën, ndonëse të gjithë shqiptarët krenohen me arritjet e tyre në fushën muzikore.
Për të parë se cilën prej të dyjave duan më shumë shqiptarët moderatori i njohur Adriatik Kelmendi organizoi një sondazh në profilin e tij.
Dje Kelmendi e mbylli sondazhin dhe njoftoi se atë e fitoi Rita Ora me 57% të votave. Kjo nuk i ka pëlqyer Duas e cila e ka hequr nga lista e ndjekësve Kelmendin pas këtij statusi.
“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfolloë në Twitter. Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu”, shkruan Kelmendi sot në postimin e tij në Facebook.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...