Një sulm kriminal dhe terrorist tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës.
Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.
Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother Vip.
Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin kombëtar, që prej mesnatës së të dielës.
Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.
Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr./TCH/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës