Banorja e fundit që u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania ishte Sara Karaj.
Pas daljes ajo ka dhënë disa intervista lidhur me qëndrimin e saj në shtëpi.
E ftuar në “Big Brother Radio” ish-banorja foli për ndjesitë e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother, dhe se kë sheh fitues.
“Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa”, tha Sara.
Ndërsa si fitues ajo e sheh Eglën dhe Romeon.
“Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se Sara ishte në një nominim mjaft të vështirë, me Ilnisën, Rozën dhe Françeskën./Arbresh.info/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...