Ai ka mënyrën e tij edhe kur vjen puna për të konsumuar frutat. I ftuar në emisionin radiofonik “Breakfast Club” të martën, reperi ka treguar se urren ta konsumojë bananen të plotë.
“Ti duhet ta ndash atë në disa pjesë”. Khalifa, 30 vjeç iu drejtua moderatorit të emisionit duke i thënë: “Nëse e kafshon një banana, ti je një i dyshuar (gay)”.
Edhe pse ky i fundit ia ktheu, se ishte thjesht një frut, Khalifa vazhdoi të këmbëngulte në të tijën: “Unë thjesht po mundohem të të ndihmoj, vëlla. Nëse je në publik, thjesht ndaje atë në pjesë” tha ai.
Më vonë ai tha se një këshillë që do t’u jepte femrave, ishte: “Vëzhgoji mirë meshkujt, ndoshta ata nuk po e hanë ashtu siç duhet bananen”.
Khalifa shtoi se urrente pjeshkët pasi ishte I ndjeshëm ndaj lëkurës së tyre. Sidoqoftë, ai e pëlqente një frut të ngrënë në një mënyrë specifike “Më pëlqen të ha mollë me feta” tha reperi.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell