Ryan Phillippe është paditur nga ish e dashura, e cila e akuzon atë për rrahje në muajin korrik.
Elsie Hewitt pretendon që ylli i serialit ‘Shooter’ ishte jashtëzakonisht i dehur dhe sulmoi atë kur shkoi të merrte ca gjëra në shtëpinë e tij, raporton The Blast, transmeton portali arbresh.info

Ueb faqja thotë që modelja, vetëm 21 vjeçe kërkon 1 milion dollarë në dëme nga aktori 43-vjeçar për sulmin që e la atë me dhimbje gjoksi, hematoma dhe prerje.
Megjithatë, burime të afërta me Phillippe thonë se ishte Hewit ajo e cila nxiti incidentin, duke u paraqitur në shtëpinë e aktorit e dehur dhe sulmuar atë.
Në akuzën ligjore, Hewit, e cila ka pozuar për Playboy pretendon që Phillippe përdor një llojshmëri drogash përfshirë kokainë, ekstazi, kërpudha psikedelike dhe steroide./arbresh.info/


Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...