Vitin që lamë pas, në festivalin “Kënga Magjike”, Rovena Stefa nuk ia doli të ishte pjesë e finales për shkak të votimit të kolegëve të saj.
Menjëherë pas votimeve, Rovena postoi në Instagram këngët që ajo kishte votuar maksimalisht, ndërkohë pas finales tregoi se këngëtare si Elhaida Dani i kishin dhënë 0 pikë.
Stefa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës dhe sigurisht u pyet edhe për Elhaidën nëse i mban inat akoma apo jo.
“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncert kështu e unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.
“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...