Rovena Stefa krahas profesionit të saj si këngëtare, aktualisht po e shohim dhe si një nga konkurrentet e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me”.
Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka treguar dhe mbi këtë ekperiencë të re të sajën.
Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, këngëtarja ka rrëfyer se nuk e ka marrë aspak me sportivitet vallëzimin, përkundrazi është shumë serioze dhe dëshiron të dalë sa më mirë mbrëmjeve të së hënës në spektakël.“Jo nuk e kam marrë me sportivitet.
Unë do bëj të pamundurën të paktën të nxjerrë Rovenën artiste brenda meje. Unë e marr me “artivitet”.”,- ka treguar Rovena.
Fatma e ka pyetur me shaka nëse Vera Grabocka e di që ajo do ta hedhë në gjyq nëse s’fiton dhe këngëtarja është shprehur me humor.
“E di ajo”,- duke treguar kështu se po punon fort për të qenë fituesja e madhe e DWM 4./Blitz.al/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...