Këngëtarja Rona Nishliu shquhet për potencën e saj vokale dhe paraqitjet dinjitoze në kompeticione të ndryshme.
Ndonëse nuk është shumë aktive me projekte të reja në muzikë, Nishliu vazhdon të pëlqehet dhe të mbahet mend nga publiku për hitet e saj në karrierë.

E njëjta nuk është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ndonëse numëron me mijëra ndjekës.
Megjithatë së fundmi, Rona është parë të jetë pak më shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga pushimet që po kalon në plazhet e Meksikës.

Me flokë të shkurtra, e pa grimuar dhe me prapavijë nga bregdeti, Rona dukej e mahnitshme në këtë imazh.
Ndonëse ishte me bikini, këngëtarja nuk preferoi që të shfaq lijat trupore, duke publikuar një ‘selfie’ vetëm nga pjesa lart.
Komplimentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar.

Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...