Artisja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të mbështetur gratë e prekura nga lufta aktuale në Ukrainë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ora ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një thirrje publike duke shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit, transmeton Klankosova.tv.
“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi këngëtarja krahas fotografisë.
Kujtojmë se Rita Ora prej vitesh është e përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës së madhe botërore, UNICEF teksa në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet nevojtare në disa zona të varfra të vendit të saj.

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...