Grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pas përfundimit të ritualeve të haxhit në vendet e shenjta islame.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në këtë grup ishin besimtarë nga Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjakova dhe Klina, të cilët u pritën nga familjarë dhe të afërm të shumtë.
Haxhilerët shprehën emocionet dhe gëzimin e tyre pas kthimit në atdhe, duke theksuar se përjetimet gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medinë janë të veçanta dhe vështirë të përshkruhen me fjalë./Arbresh.info
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...