Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur influencën e saj në rrjetet sociale për të inkurajuar qytetarët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen këtë të diel.
Në një video të shpërndarë në Instagram, Rita ka ndarë mesazhin e nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila fton qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Në video, Vera apelon: ““Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet e juaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...