Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë sivjet në Tiranë për koncert.
Artistja e hiteve “Let You Love Me” dhe “Anywhere” do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për një mega koncert, në datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej”.
Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari, drejtoresha gjeneralë e promovimit të qytetit, përmes një postimi në InstaStory.
Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital – i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqytet evropian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta me pjesëmarrjen e yjeve botërorë.

Kujtojmë që në Tiranë sivjet do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili sivjet organizohet edhe atje.
Rita Ora përndryshe e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku në qershor të atij viti mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tere4za”.

Rita Ora gjatë koncertit të fundit në Tiranë, qershor 2018
Ajo do të rikthehet pas katër vitesh edhe më e fuqishme se sa ishte katër vjet më parë, me një karrierë më të bujshme dhe me shumë hite të shtuara. /Telegrafi/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...