Rita Ora ka deklaruar se labeli i regjistrimeve të Jay-z, pjesë e së cilës ishte edhe ajo vite më parë e ka diskriminuar atë sepse ishte femër.
Këngëtarja 27 vjeçare e lindur në Kosovë kishte ngritur padi për të përfunduar kontratën me kompaninë “Roc Nation” të Jay-Z duke i akuzuar ata për neglizhencë në favor të artistëve të tjerë, çështje që kjo që është zgjidhur vetëm në vitin 2016, transmeton arbresh.info.
Ndonëse ajo insiston se ndarja nga kompania e Jay-Z ishte miqësore, ajo prapë mendon se do të kishte ‘shans më të mirë’ po qe se do të ishte mashkull.
“Dua të gjej fjalën adekuate këtu, dhe ndoshta ky është interpretimi im, por unë ndihem se jam diskriminuar vetëm se isha femër”, ka thënë Rita për Sunday Times./Arbresh.info

Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut