Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të vijë sivjet në Tiranë për koncert.
Këtë e ka bërë ditur drejtoresha e përgjithshme e promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.
Ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, ka treguar se me datën 6 shtator, do të mbahet koncerti i Rita orës.
Ky koncert parashikohet të mbahet në sheshin “Skënderbej” nga ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Përmes një postimi të cilin këngëtarja e ka ndarë edhe në profilin e saj në ‘Instagram’, është shprehur e emocionuar.
“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, shkruan Rita në Instagram.

Rita Ora përndryshe e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku në qershor të atij viti mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”. /arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë