Rita Ora dhe Demi Lovato janë dy këngëtaret në top listë të cilat konkurrojnë për çmimin Artisti i Vitit në ceremoninë e LGBT 2019. Ato njihen si dy nga këngëtaret të cilat kanë dhënë mbështetje shumë të madhe për komunitetin LGBT, shkruan Evening Standard përcjell Insajderi.
Emrat tjera që përkrahin LGBT e që janë të përfshirë në shkrim janë edhe: Halsey, Jaden Smith, Troye Sivan, Benedict Cumberbatch, Dua Lipa, Sussana Reid, e shumë të famshëm tjerë.

Ndër këta artist, është edhe modelja e famshme Cara Delevine, e cila në fillim të këtij viti theu një protokoll mbretëror duke veshur një kostum në dasmën mbretërore.
Nga aktore e deri te këngëtarë, moderatorë, lista përbëhet nga një grup shumë i madh i personave që e mbështesin komunitetin LGBT dhe janë përkushtuar të rrisin vetëdijesimin e njerëzve dhe të avancojnë të drejtat e këtij komuniteti.
Ndarja e çmimeve LGBT 2019 do të zë pjesë në sheshin Marriott Grosvenor të Londër, të premten e 17 majit.

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...