Bota e muzikës është në zi.
DJ me famë botërore, Avicii është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare.
Vdekja e papritur e tij dhe rrethanat ende të pasqaruara të vdekjes së DJ kanë prekur të gjithë kolegët e tij.
Reperi suedez njihej për disa hite, e një prej tyre ishte edhe bashkëpunimi me Rita Orën, “Lonely Together”, këngë kjo që kishte rezultuar shumë e suksesshme.
Me të marrë lajmin për vdekjen e Aviciit, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shkruar fjalë prekëse për të, shkruan lajmi.net.
“Nuk kam fjale. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”, janë fjalët ngushëlluese të Ritës.

Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...