Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka bërë thirrje që të votohet kandidatja për president, Feride Rushiti.
Ajo është shprehur se duhet t’i jepet fund kësaj, siç tha, krize institucionale.
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë pozitë e opozitë sot ta mbështesin doktoreshën Feride Rushiti. T’i japim zgjidhje kësaj krize institucionale” .
“Ne tashmë kemi dëshmuar se nuk e kemi për pushtet, ne tashmë kemi dëshmuar që ne nuk luftojmë që t’i marrim të gjitha pozitat”, tha ajo.
Mulhaxha-Kollçaku ishte gjithashtu kandidate e VV-së për presidente, e cila mbrëmë mori vendimin që të tërhiqet.
