Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet

14:49 | 28 Prill 2026
E.K

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Eva Palatova.

Në takim, Palatova i dorëzoi Zëvendëskryeministrit Konjufca raportin përfundimtar të Misionit të Ekspertëve Zgjedhorë të BE-së, i cili konfirmoi se Kosova organizoi zgjedhje të lira dhe të drejta sipas standardeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës së integrimeve evropiane dhe gatishmërinë për të avancuar reformat në të gjitha fushat prioritare./Arbresh.info