Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda

14:40 | 28 Prill 2026
E.K

Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme të qytetit gjatë periudhës 19–25 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka pranuar informacione për vjedhje të rimorkiove, aparateve për pastrim të automjeteve, mjeteve të punës dhe derivateve të naftës.

“Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura. Tё gjitha kёto veprime janё kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, ku i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./Arbresh.info