Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erdoganin – presidenti pyetet se a është në dijeni

13:53 | 26 Prill 2026
E.G

Aktori, Gorkem Sevindik, i njohur për rolin e tij në serialin “Esref Ruya”, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një eventi publik, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe.

Sevindik, i cili kohët e fundit ishte bërë objekt diskutimi pas deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, iu drejtua Erdoganit duke thënë: “Siç e dini, Izraeli më kërcënoi”.

Në përgjigje, presidenti Erdogan u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë çështje dhe i uroi aktorit suksese.

Ky shkëmbim u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë viral dhe duke nxitur reagime të shumta.

Ngjarja lidhet me reagimet e mëparshme të ministrit Ben-Gvir, i cili kishte kritikuar aktorin për qëndrimet e tij ndaj politikës izraelite, duke e përmendur edhe në një postim publik ku kishte bërë deklarata të forta për dënimin me vdekje ndaj të burgosurve palestinezë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ŞAH VE MAT (@sahvmat)