Pas disa javësh mungesë, në puntatën e sotme të “Për’puthen” është kthyer në program Çiljeta.
Mungesa e saj erdhi si pasojë e disa problemeve me familjes e ish-bashkëshortit të cilët nuk e kishin lejuar që të takonte fëmijën.
Sipas konkurrentes, ata ndërmorën këtë veprim sepse nuk e kishin pritur mirë faktin që ajo kishte treguar historinë e tyre në emision.
Më vonë ajo u shpreh se tani ndodhet me të bijën në Shqipëri.
“Kam patur shumë probleme familjare për shkak të historisë që tregova. Kam patur probleme me gocën. Isha e qetë se ndodhet me gjyshen e saj. Por, pjesa e tjetër e familjes, e dashura e ish-burrit tim nuk e pranoi këtë gjë. Ajo është shkaktari i kësaj ndarjeje. Unë nuk po shihja gocën sepse më thanë se kam ardhur në emision dhe i kam ofenduar. Në momentin që unë lashë vajzën tek ata pse duhet të flasë keq. Kjo ndodhi sepse nuk ishte përkthyer si duhet. Kjo ka qenë arsyeja që nuk kam ardhur sepse nuk po shihja gocën. Unë e mora gocën dhe e kam me vete. Unë e lashë atje sepse është babai dhe gjyshërit por kjo nuk do të thotë se mund të na ndajë dikush. Ajo është mbi të gjithë në botë.”-tha ajo.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...