Rihanna ka ndërmarrë veprime ligjore kundër të atit.
Pop ylli ka paditur babain për përdorimin e emrit të familjes për të promovuar biznesin e tij, Fenty Entertainment, transmeton portali arbresh.info.
Në dokumentet e gjykatës, të siguruara nga The Blast, këngëtarja Robyn Rihanna Fenty, thotë se babi i saj Ronald është duke kërkuar të përfitojë nga fama e saj, dhe se ai së bashku me partnerin e tij të biznesit, Moses Perkins po paraqiten rrejshëm si agjentë të saj.

Pavarësisht se nuk ka autoritet për të vepruar në emër të vajzës, Ronald thuhet se ia ka rezervuar saj një turne prej 15 milionë dollarë në Amerikën Latine si dhe dy koncerte, në Qendrën Staples në Los Anxhelos dhe T-Mobile Arena në Las Vegas për 400 mijë dollarë.
Rihanna kërkon dëmshpërblim nga babai saj dhe një urdhër për biznesin e tij, i krijuar në vitin 2017./Arbresh.info/
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja