Një sherr mes reperit grek Thug Slime dhe katër personave të tjera është regjistruar mbrëmjen e djeshme.
Mediat greke shkruajnë se dy nga personat e përfshirë në këtë konflikt, ishin shqiptarë.
Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe reperin Thug Slime. Mësohet se sherri ka nisur në një lokal, ndërsa nuk dihen ende motivet. Deri më tani është mësuar se reperi ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur një baba të tre fëmijëve, ndërsa skena është parë nga i biri i tij vetëm 10 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman.
Katër burrat iu afruan shpërndarësit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë zënë. Menjëherë më pas, sipas informacioneve në skenë kanë dalë thikat, nga të cilat është plagosur shpërndarësi dhe një shqiptar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...