I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë.
Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.
Menjëherë në pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.
Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pësuar rritje të tensionit të gjakut dhe pasi ka marrë mjekim, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Aleksandër Gjoka ishte i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku mr Redon Makashin dhe Elton Dedën./Koha.mk/
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...