Influencerja Elijona Binakaj është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.
Ende pa u bërë një javë nga hyrja e saj, komentet në rrjet janë kryesisht pozitive, pasi ajo po vlerësohet si një vajzë me edukatë dhe energji pozitive.
Elijona ka një histori të dhimbshme familjare, pasi në vitin 2021 ajo humbi nënën dhe motrën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kroaci.
Në një postim të dhimbshëm në Instagram gjatë atij viti, Elijona u shfaq pranë varreve të më të dashurve të saj, duke ndarë fjalë që prekën shpirtin.
“Vdekja ju mori shumë herët duke na lënë një plagë që nuk shërohet kurrë. Ju ishit krenaria dhe gëzimi i familjes sonë. Ju përkujtojmë me shumë mall dhe dashuri”, pati shkruar influencerja në fotografitë ku shihet e ulur pranë varreve.
Ndryshe, ajo numëron mbi 110 mijë ndjekës në Instagram, me ndjekës që e përcjellin vazhdimisht atë duke pëlqyer postimet e saj.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...