Fytyrat publike janë shumë shpesh pre e plaçkitjeve nga grabitësit.
Mëngjesin e hershëm të së shtunës, vshtë plaçkitur shtëpia e Wiz Khalifës, por për fat të mirë kujdestari i shtëpisë ishte aty dhe ka trembur hajnat, të cilët nuk arritën të bënin shumë dëme, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Burime të policisë tregojnë se dy burra kishin thyer disa dritare të shtëpisë dhe hynë në shtëpinë e reperit në San Ferdinando, rreth orës 4:45 të së shtunës.
Thuhet se një anëtar i ekipit të Wiz Khalifës ishte në shtëpi kur dëgjoi zhurmën, por ata u larguan menjëherë.
Burime të “TMZ” thonë se nuk është dëmtuar asgjë në shtëpi përveç dritares së thyer, megjithatë policia po vazhdon hetimet.
Vjedhjet e të famshmëve kanë qenë problem për më shumë se një vit.

Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...