Legjenda e muzikës Phil Collins ka mbajtur koncertin e tij të fundit mes problemeve të vazhdueshme shëndetësore.
Collinsit iu bashkuan edhe shokët nga grupi Genesis, Mike Rutherford dhe Tony Banks për shfaqjen e tyre të fundit në Londër, transmeton portal arbresh.info

Collins, 71 vjeç, performoi shfaqjen ulur dhe bëri shaka me tifozët e tij, të cilëve u tha se tani do t’i duhet të gjej një punë të vërtetë, raporton Daily Mail.
Grupi u bashkua këtë vit, pas ndërprerjes së turit për shkak të koronavirusit.

Turneu erdhi pas një ndërprerjeje 14-vjeçare të performancës live.
Collin vazhdon të vuajë nga probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë dislokimin e rruazave të qafës, të cilat më vitin 2007 i lanë edhe dëmtime nervore në duar.

Ai ka përdorur një bastun që nga viti 2015, kur iu nënshtrua një operacioni në shpinë dhe zbuloi në shtator se “mezi mban” një shufër daulleje.
“Unë nuk bëj asgjë fare. Nuk praktikoj të kënduarit në shtëpi, aspak. Provat janë praktikë,” i tha Collins për Guardian në shtator të vitit të kaluar./arbresh.info/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...