Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë lidhur me të drejtën për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat ndër breza për ruajtjen e saj.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, është shprehur ajo.
Bebe Rexha ka rikujtuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare, ndërsa ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë qytetarët e tjerë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...