Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.
Ajo ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare saktësishtë më 7 shkurt të vitit 2020 në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.
Pagarusha njihet për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe opera.
Ajo ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.
Pagarusha ishte e martuar me kompozitorin e njohur shqiptar, Rexhep Mulliqi.
Ata kanë së bashku një djalë, Leonard Mulliqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. /Arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...