Tenori Ramë Lahaj ka sjellë për këtë 28 nëntor ripërpunimin e këngës “Për Ty Atdhe”.
Lahaj thotë se për shkak të situatës si me Covid ashtu dhe me çështjen e Hagës e ndjeu si obligim si Ambasador i Kulturës që ta punojë këtë këngë, shkruan portali arbresh.info
“E ndjeva për detyrë, si Ambasador i Kulturës, në botë, që ta sjell ripërpunimin e kryeveprës “Për ty Atdhe” të mjeshtrit të madh, Pjetër Gaci të shoqëruar me një video qe tregon shqiptarin e mirë. Atë që pas çdo suksesi rrugën e parë që merr është ajo për në Atdhe. Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike.Për hir të atyre që brez pas brezi sakrifikuan gjithçka për këtë tokë të shenjtë që ne e quajmë Atdhe. Për rininë e mrekullueshme që kemi, të jemi më unik e më të përkushtuar se kurrë për Kombin e të ardhmen e tij”, shkruan tenori i mirënjohur.
Kënga është punuar me orkestrim të mjeshtrit Shpëtim Saraçi./arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE