Pas nënës së Rita Orës edhe aAktorja Rozana Radi, i ka dhënë kurajo këngëtares Beatrix Ramosaj. Ajo ka shpërndarë videon e Beatrixit në llogarinë e saj në Instagram duke e shoqëruar me një mesazh të fortë. Rozana i shkruan se duhet të punojë fortë dhe ta ‘mbushi’ jetën e saj me pozitivitet. Gjithashtu është shprehur se duhet të kenë turp ata që bullizojnë dhe tallin.
“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh. Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka. Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”. –shkruan Rozana.
Beatrixi pak ditë më parë ka shpërndarë një video në Instagram teksa është shprehur se këtë periudhë është ndjerë keq nga sulmet online dhe bullizimi.

Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...