Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzat serioze për kanosje ndaj kompanisë muzikore “Onima”, vëmendja e publikut u përqendrua te pala tjetër e përfshirë në këtë mosmarrëveshje.
Pronari i “Onima”, Erkand Shabani, vendosi të thyente heshtjen dhe të bënte reagimin e tij të parë publik.
Në vend të deklaratave të gjata ose shpjegimeve ligjore, ai zgjodhi të komunikonte përmes një mesazhi të shkurtër, por me kuptim.

Në Instastory-n e tij, Shabani postoi një sfond të zi dhe një shprehje të njohur latine.
“Shqiponja nuk kap miza”, thuhet në të.
Në kuptim figurativ, kjo do të thotë se personat e mëdhenj ose të fuqishëm nuk humbasin kohë me gjëra të vogla ose të parëndësishme.
Gjykata ndërkaq ka caktuar 30 ditë paraburgim për artistin nga Peja. /Telegrafi/
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...