Paris Hilton: Isha unë ajo që krijova një zhanër të ri të famës

23:31 | 8 Prill 2020

Paris Hilton edhe sot është emër shumë i njohur dhe i dashur për publikun, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo ishte ajo e cila nisi trende edhe në vitet e 90-ta, andaj veten e konsideron si peronin që krijoi një zhanër të ri të  famës.

“Unë isha gjithmonë para kohës time dhe thjesht isha një novatore, duke vendosur precedentin dhe duke krijuar një zhanër krejt të ri të famës – mendoj se ky ishte fillimi i gjithë asaj. Kaq veshur gjëra që nuk i veshte askush. Nuk kisha stilist, i bëra të gjitha vetë”, u shpreh ajo gjatë një interviste të fundit, transmeton lajmi.net.

Paris ka arritur një famë të jashtëzakonshme globale dhe ka një vlerë neto prej 300 milionë dollarë.

Tani ajo krenohet me 25 aromat e veçanta të arsenalit të saj, dhe është zgjeruar në 19 linja produktesh të ndryshme, duke ofruar gjithçka nga çanta dore deri tek veshjet e modës për kafshë shtëpiake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara