Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e tij më të ri muzikor, “Veshu ndrequ”.
Kjo këngë ka arritur të kapë shtatë milionë klikime në YouTube në vetëm dy javë nga publikimi.
Kënga, që u lansua menjëherë pas daljes së tij nga BBVA, ka krijuar menjëherë jehonë në rrjetet sociale dhe është kthyer në një hit, duke u dëgjuar gjerësisht në çdo cep.
Me një ritëm modern, tekst me stil të dallueshëm dhe një videoklip dinamik, “Veshu ndrequ” ka konfirmuar pritshmëritë për Gjestin si artist, dhe jo vetëm si personazh televiziv.
Ky sukses tregon se Gjesti nuk ishte pjesë e reality shout vetëm për famë televizive, por për të ndërtuar me seriozitet karrierën e tij në muzikë.
Projekti po bën bujë në rrjete sociale, në klubet e natës dhe në platformat muzikore, duke u kthyer në një nga hitet më të mëdha të verës.
Ndërkohë, fansat e tij mezi presin të shohin çfarë surprizash dhe projektesh të reja do të sjellë fituesi i këtij edicioni. /Telegrafi/
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...