Një gjë e keqe ka ndodhur me këngën ‘Despacito’ (VIDEO)

09:49 | 27 Korrik 2017

Këngëtarët e “Despacito”-s janë tërbuar nga lajmi se qeveria venezueliane po e përdor hitin e tyre si mjet propagande dhe për këtë arsye kanë reaguar fort në rrjete sociale.

“Në asnjë moment nuk u pyeta e as kam autorizuar përdorimin apo ndryshimin e tekstit të “Despacito”-s për qëllime politike, aq më pak do ta bëja këtë në mesin e një situate të mjerueshme siç është ajo që po përjeton sot Venezuela, një vend të cilin e dua shumë”,- shkruan Fonsi.

“Muzika ime është për të gjithë ata që duan të dëgjojnë e ta shijojnë, jo të përdoret si propagandë politike në përpjekje për të manipuluar vullnetin e një populli që thërret për liri”,- vazhdon ai.

Ndërkohë që Yankee shkruan:

“Fakti që në mënyrë të paligjshme ke përvetësuar këtë këngë nuk krahasohet dot me krimet që ke kryer e vazhdon të kryesh në Venezuelë”, – shkruan këngëtari.

Presidenti Nicolas Maduro prezantoi një version tjetër këngës në spektaklin e tij të përjavshëm televiziv të dielën, ku teksti i këngës ishte modifikuar për të promovuar planet e tij të një asambleje të re qytetare shkruan “Nbc news” dhe për këtë arsye këngëtarët kanë reaguar kaq fort.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara