Nina e Arbenitës dhe Feros si një engjull

23:06 | 25 Maj 2021

Arbenita Ismajli dhe Feronit Shabani u bënë prindër javë më parë duke pritur në jetë një vajzë.

Modelja e bukur dhe reperi i popullarizuar vendosën ta pagëzonin vajzën e tyre me emrin Nina.

Ata kanë shpërndarë imazhe të ndryshme me fëmijën e tyre në rrjetet sociale, por duke mos ia ekspozuar fytyrën.

Kësaj radhe, Arbenita ka vendosur që fansave në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 615 mijë ndjekës, t’u tregojë se si duket vajza e çiftit.

“Nina, trijavëshe”, ka shkruar modelja në përshkrimin e fotografisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara